Ajsbergu i madh kërcënon një fshat në Grenlandë

Ajsbergu i madh kërcënon një fshat në Grenlandë

Një ajsberg me një lartës prej 100 metrash është zhvendosur afër një fshati në Grenlandën perëndimore, duke nxitur një evakuim të pjesshëm të njerëzve në rast se do përbëjë rrezik.

Ajsbergu po i afrohet shtëpive në fshatin Innaarsuit por është i qëndrueshëm dhe nuk lëviz gjatë natës, thonë mediat lokale.

Zyrtarët lokalë thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë të madh, shkruan BBC.

Verën e kaluar, katër vetë vdiqën pasi dallgët përmbytën shtëpi në pjesën veriperëndimore të Grenlandës pas një tërmeti. 

169 banorëve e Inaarsuit që jetojnë më pranë ajsbergut janë zhvendosur, tha agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

"Ka çarje dhe vrima që na bëjnë të frikësohemi se mund të vijë në çdo kohë", tha anëtari i këshillit të fshatit Susanne Eliassen për gazetën lokale Sermitsiaq.

Stacioni i energjisë së fshatit dhe karburantet janë afër bregut. 

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të akullnajave rrezikojnë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për tsunami.

Në qershor, shkencëtarët e Universitetit të Nju Jorkut publikuan pamjet e një akullnaje masive që shkëputet nga një tjetër akullnajë në Grenlandën lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy