
Një ekip shkencëtarësh ka krijuar një pajisje që i lejon njerëzit të bashkëpunojnë në një lojë duke përdorur vetëm mendimet e tyre. Ndërsa kjo risi është ende në fillimet e saj, aplikimet e mundshme janë befasuese.
"BrainNet është ndërfaqja e parë jo-invazive e drejtpërdrejtë nga një tru te tjetri për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve ", shkroi në një botim paraprak ekipi i përbashkët i Universitetit të Uashingtonit dhe Universitetit Carnegie Mellon.
Lidhja nervore me tre drejtime, e quajtur BrainNet, funksionon duke përdorur dy pajisje: dy elektroencefalograma (EEG) i transmetojnë udhëzimet e dërguesve te marrësi, i cili mban një stimulim transkranial magnetik (TMS). Duke përdorur këto pajisje, tre persona njëkohësisht mund t’i ndajnë mendimet e tyre dhe të bashkëpunojnë për të luajtur së bashku një videolojë të tipit Tetris.
Megjithatë, ekipi ende nuk ka arritur të krijojë një lidhje të tipit “Matrix”. Sistemi është i ngadalshëm, jo plotësisht i besueshëm dhe duhet përmirësuar, por është një fillim premtues dhe mund të lidhë rrjete të tëra njerëzish në të internet.
Synimi më optimist mbetet lidhja në një rrjet social e njerëzve që ndërveprojnë për zgjidhjen e një problemi të caktuar.
"Rezultatet tona rrisin mundësinë e ndërfaqeve tru me tru, që mundësojnë bashkëpunimin për zgjidhjen e problemeve nga njerëzit, duke përdorur një "rrjet social" të trurit të lidhur.



