Letra e Trump: Lini në fuqi ligjin e Obamës

Letra e Trump: Lini në fuqi ligjin e Obamës

Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta zgjasë edhe një vit ekzekutimin e urdhrit mbi sigurinë kibernetike që njihet si Urdhri Ekzekutiv 13694. Ky urdhër i jep kompetenca qeverisë amerikane për të vendosur sanksione ndaj personave dhe organizatave të angazhuara në sulme kibernetike kundër SHBA-ve.

Urdhri në fjalë është lëshuar fillimisht me 1 prill 2015 nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama, dhe afati i tij ishte përcaktuar të skadonte të shtunën e kësaj jave. Por presidenti Trump i është drejtuar dje me një letër Kongresit Amerikan, të cilin e informon për vendimin për të zgjatur në kohë zbatimin e këtij ligji.

“Disa aktivitete keqdashëse të organizatave jashtë SHBA-ve vijojnë të përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Amerikës”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti Trump.

“Për këtë arsye, kam vendosur se është e nevojshme të vijojmë me gjendjen e emergjencës kombëtare të deklaruar përmes urdhrit ekzekutiv 13694 në lidhje me veprimtarinë kibernetike keqdashëse”, thuhet më tej.

Në dhjetor 2016, ky urdhër u vu në zbatim për të vënë sanksione ndaj agjentëve dhe organizatave ruse për dyshimet lidhur me rolin e tyre në sulmet kibernetike në zgjedhjet presidenciale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy