Arkivat dhe rekuizitat e teatrit në rrugë/ Aktorja Tolka: Janë vjedhur (VIDEO)

Arkivat dhe rekuizitat e teatrit në rrugë/ Aktorja Tolka: Janë vjedhur (VIDEO)

Këto që shihni janë disa nga materialet dhe mjetet e rekuizitave të Teatrit Kombëtar dhe atij eksperimental, godina, të cilat u shembën në 17 maj.

Sot, këto rekuizitat e këtyre teatrove, fotografitë, sendet me vlerë dhe arkivat e tyre kanë përfunduar në gjendje të mjeruar.

 Aktorja Adriana Tolka mendon se me shumë gjasë dikush mund të ketë hedhur firmën se këto materiale ishin pa vlerë dhe punonjësist që shembën godinat e Teatrit Kombëtar dhe eksperimental i hodhën në tokë sikur të ishin mbeturina.

Tolka flet për vjedhje të këtyre materialeve edhe nga ana e punonjësve të kompanisë transportuese të mbetjeve të TKEKS në landfillin e Sharrës.

Aktorja Tolka mendon se përgjegjësit duhet të procedohen penalisht për një vepër të tillë, të cilën ajo e cilëson si krim.

Pas shembjes së godinës së teatrit, oborri i “ArTurbinës” është kthyer në landfill, ndërkohë që kushdo mund të bëjë çfarë të dëshirojë me pasurinë e mbetur nga godina e dikurshme e Teatrit Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy