
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi u thirr paraditen e sotme në SPAK nga prokurori Dritan Prençi.
Pas disa orësh qëndrimi në Prokurorinë së Posaçme, jahstë saj në fjalën e tij për mediat ai tha se u thirr për inceneratorin e Tiranës ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.
U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë. Ju uroj punë të mbarë dhe falemiderit.



