Çobani: Bashkëjetesa e Macron-it me kryeministrin e ri do jetë e vështirë. Ka influencë nga ekstremi i majtë (VIDEO)

Çobani: Bashkëjetesa e Macron-it me kryeministrin e ri do jetë e vështirë. Ka influencë nga ekstremi i majtë (VIDEO)

Analisti Genc Çobani duke analizuar në Mcn Live rezultatet e zgjedhjeve në Francë vuri në dukje se bashkëjetesa e Presidentit Macron me kryeministrin e ri, që me gjasa do dalë nga Fronti i Ri Popullor, do të jetë e vështirë. Duke cituar analistët francezë, Çobani thotë se presidenti dhe kryeministri i ri pritet të kenë dallime të mëdha ideologjike dhe politike, si kurrë më parë, për shkak edhe të ndërhyrjes së ekstremit të majtë si pjesë e koalicionit fitues.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Është ndjekur me interes të shtuar çfarë po ndodh në Francë, mënyra si u realizuan këto zgjedhje dhe çfarë doli prej tyre. Është normale, Franca dhe Gjermania përbëjnë dy shtyllat e BE-së. Këtë interesim e shtoi fakti se deri ditën e dielë mendohej se do ishte ekstremi i djathtë, që është ksenofob dhe euroskeptik, që mund të çonte në ndryshimin e raporteve mes Francës dhe BE-së, dhe pasojat dihet se cilat mund të ishin. U realizuan disa aleanca të hapura dhe indirekte për të penguar ekstremin e djathtë. Nuk është e djathtë, por ekstremi i djathtë. Ekstremi i djathtë u zmbraps, por frika qëndron te një lloj ndërhyrje e ekstremit të majtë.

Sepse koalicioni fitues ka në përbërje nga të gjelbërit, deri të komunistët, dhe Mélenchon që konsiderohet një parti marksiste, ose trockiste më saktë, që kërkon një shtyrje majtas. Lëvizja e Macron ka dalë parti e dytë. E sigurt është që kryeministri Atal ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja është pranuar nga Macron, por i është kërkuar që të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re. Franca për shkak të sistemit, duke qenë një republike gjysmë presidenciale, është presidenti që emëron qeverinë pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, por presidentët kanë qenë të kujdesshëm që të emërojnë ata që kanë shumicën parlamentare.

Miterrand u detyrua të emërojë kryeministër rivalin e tij më të madh Chirak. Edhe Chirak emëroi përfaqësuesin e partisë socialiste që mori shumicën në Parlament. Në rastin konkret do jetë më e vështirë kjo bashkëjetesë. Macron do detyrohet të emërojë një përfaqësues të Frontit të Ri Popullor, por në këtë rast bashkëjetesa mund të jetë e vështirë, pasi dikur kanë qeverisur presidentë të qendrës së majtë, me kryeministra të qendrës së djathtë, dhe anasjelltas, pasi nuk kanë pasur aq ndryshime që krijonin probleme. Në rastin konkret kemi të bëjmë me ndryshime shumë thelbësore, pasi kemi një influencë të ekstremit të majtë ndaj një presidentit të qendrës, që në politika ka anuar edhe djathtas, çka sipas analistëve në Francë do krijojë probleme në bashkëjetesë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy