
Nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon një praktikë të tillë, përkatësisht e përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.
Megjithatë, rregullorja e saj ka nxitur reagime të furishme nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos SHBA-ja, e cila ka kërkuar shterje e zbatimit të saj.
Politologu Argjend Zejnaj, në një komunikim për “MCN live”, gjykon ‘sjelljen’ e kryeministrit Albin Kurti, sipas të cilit, ai nuk duhet të bënte nguti të tilla pa u konsultuar me ndërkombëtarët
Sjellja e z.Kurti karshi ndërkombëtarëve, karshi miqve, nuk është e vetme e sotshmja, ai ka pasur histori të mëhershme të sjelljeve të papërshtatshme karshi aleatëve.
Por sot Kurti nuk guxon te lëshohet në të tilla veprime pa u konsultuar me miq për shkak se flet dhe vepron ne emër të shtetit të Kosovës dhe kjo për pasojë po sjell edhe probleme për perspektiven evropiane të Kosovës kur kemi parasysh që tashmë është vendosur që me u mbajt edhe një seancë në Këshillin e OKB-së, përkitazi me këtë temë.
Sipas Zejnaj, sjellja e Kurtit karshi Serbisë dhe ndërkombëtarëve, e nxjerr Kosovën si një shtet destruktiv që nuk mbron të drejtat e komuniteteve.
Kjo na nxjerr neve si shteti karshi Serbisë, na nxjerr si një shtet destruktiv, një qeveri që nuk i mbron të drejta e komuniteteve dhe kjo u nxjerr telashe edhe miqve ndërkombëtar, SHBA të cilat pavarësisht edhe ashtu kanë vështirësi të na mbrojnë në arenën ndërkombëtar, qoftë në njohje , qofte ajo në anëtarësim në NATO, BE, dhe institucionet e botës demokratike.
Prandaj Kurti para se të hiqej tashmë para insistimit fillestar, sepse tani është tërheq pak, do duhej që parase të shtynte Bankën Qendrore të Kosovës që të nxirrte këtë rregullore që nuk bëhej fjalë vetëm për dinarin, do duhej të konsultojë me amerikanët dhe evropianët që të mos kemi këto zhvillime negative. Jetike është tani për tani të mbyllet dialogu me Serbinë, me çka do të fitonte Kosova me të drejtën e vet për të qenë një vend sovran, dhe i anëtarësuar si të gjitha vendet tjera normale.



