Karvanin me emigrantë nuk e ndal as kërcënimi i Trump, 14 mijë persona nisen në rrugën e tyre drejt SHBA

Karvanin me emigrantë nuk e ndal as kërcënimi i Trump, 14 mijë persona nisen në rrugën e tyre drejt SHBA

Karvanët me emigrantë rifilluan marshimin e tyre përmes Meksikës të mërkurën pasi zyrtarët e vendit paralajmëruan se numri i përgjithshëm i njerëzve që synojnë të shkojnë drejt SHBA-ve është afërsisht 14,000.

Të mërkurën në mëngjes, grupi kryesor i rreth 7,000 emigrantëve kryesisht honduras u largua nga Huixtla para lindjes së diellit. Një ditë më herët, një emigrant vdiq pasi ra nga pjesa e pasme e një kamioni.

Sot ata do të marshojnë 64 km për në qytetin e Mapastepec. Ata janë ende 1770 km larg kufirit SHBA-Meksikë.

Në këtë lëvizje prej rreth 64 km në ditë, atyre do t'ju duhen të paktën 25 ditë për të arritur në kufirin e Teksasit, ku shpresojnë të kalojnë.

Grupi ka rritur gradualisht ritmin e tyre që pas kalimit në Meksikë.

Ndërsa emigrantët vazhduan udhëtimin e tyre, Presidenti Trump vazhdoi të ankohej për këtë në Twitter.

"Për ata që duan dhe avokojnë për imigracionin e paligjshëm, vetëm hidhni një sy në atë që ka ndodhur në Evropë gjatë 5 viteve të fundit. Një rrëmujë e plotë! Ne jemi një komb i madh sovran. Ne kemi kufij të fortë dhe nuk do të pranojmë kurrë që njerëzit të vijnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme!", tha Trump.

Mirë po pas tyre janë edhe 7,000 të tjerë sipas zyrtarëve meksikanë, të cituar nga gazeta lokale El Universal.  

Kjo përfshin rreth 3,000, të cilët hynë në Meksikë të hënën pasi u vonuan në urën e saj kufitare me Guatemalën, 2,000 në një karvan të dytë tani në Chiquimula, Guatemala, dhe 2,000 shtesë të cilët planifikojnë të mobilizohen në Honduras në ditët e ardhshme. 

Në kufirin e Guatemalës me Hondurasin, i cili ka parë nivele jo normale të emigrantëve javën e kaluar, u rrit një prani e policisë të martën pasi Presidenti Trump kërcënoi të shkurtojë ndihmën për rajonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy