Protestuesit mblidhen para Policisë së Tiranës, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Protestuesit mblidhen para Policisë së Tiranës, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit, një grup qytetarësh është mbledhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar nga forcat e rendit.

 

Sipas informacioneve paraprake, të shoqëruar në polici janë Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi.

 

Të mbledhurit para godinës së policisë kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve gjatë protestës, duke brohoritur: "Turp, turp", "Lironi protestuesit: dhe "Lironi çunat".

 

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga ambientet e Drejtorisë së Policisë deri në lirimin e personave të shoqëruar.

 

Sipas tyre, gjatë ndërhyrjes së policisë, disa protestues janë tërhequr zvarrë nga efektivët.

 "Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë", u shprehën protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë përpara Drejtorisë së Policisë në pritje të lirimit të të shoqëruarve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy