Ligji i luftës me Greqinë, Krisafi: Duhet të kthehemi te fryma Bushati-Kocias për zgjidhjen e problemeve si paketë

Ligji i luftës me Greqinë, Krisafi: Duhet të kthehemi te fryma Bushati-Kocias për zgjidhjen e problemeve si paketë

Parlamenti miratoi sot me 96 vota pro një projekt-deklaratë të propozuar nga PDIU për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia. Ledion Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se nuk pret një hap konkret nga Greqia në këtë drejtim, por gjithsesi ka rëndësi fakti që rezoluta i drejtohet Parlamentit grek, i cili në çdo rast do të detyrohet të japë një përgjigje. Krisafi tha se Vorio-Epiri është arsyeja e mbajtjes në fuqi të këtij ligji.

Në sfond është Vorio-Epiri. Një prej arsyeve pse Greqia e ka mbajtur në këmbë është një mënyrë për të ndërhyrë në një rast ekstrem. Kur ligjin e luftës e ke në fuqi, nuk ke nevojë të shpallësh luftë.

Është e vështirë të japësh një zgjidhje për pronën. Duhet një interpretim nga Greqia. Është pak e vështirë të hiqet ligji i luftës dhe shqiptarëve t’u jepet prona.

Si rezolutë nuk ka ndonjë vlerë, por ka rëndësi që i drejtohet parlamentit grek. Dhe kjo e detyron atë të japë një përgjigje. Nëse hiqet do të ishte një sinjal shumë i mirë që edhe çështje të tjera të zgjidhen në të njëjtën frymë. Besoj se duhet të kthehemi te fryma Bushati-Kocias për zgjidhjen e problemeve si paketë. Në momentin që ne do të hapim kapitujt me BE, problemet me Greqinë mund të shtohen. Mesa di unë dy palët nuk kanë rënë dakord për çfarë do të shkojnë në Hagë. Pra nuk kanë rënë ende dakord çfarë pyetjesh do t’i bëjnë gjykatës.

Sipas Krisafit, Shqipëria ka qenë e tërhequr në raport me shumë çështje të pazgjidhura me shtetin fqinj dhe kjo për arsye të pengesës që Greqia mund të paraqesë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Shqipëria në 30 vitet e fundit është sjellë me Greqinë si shtet i trembur. Çështja e ligjit të luftës është përmendur shumë pak, Kishën Ortodokse ia kemi lënë Greqisë. Nuk ka guxuar të ngrejë asnjë çështje. Nëse do të kishte shkuar në instanca të tjera, reagimi i Greqisë do të kishte qenë i ashpër. Sepse gjithmonë në sfond ka qenë një veto për NATO për BE etj.

Krisafi tha se edhe në rast se anulon ligjin e luftës, Greqia do të gjejë rrugë për të penguar kthimin e pronave të shqiptarëve.

Duke njohur Greqinë nuk është kaq e lehtë të hiqet një gjë që është 84 vite në veprim. Por edhe nëse hiqet do të gjejnë një kleçkë për çështjen e pronave. Bëhet fjalë për dhjetëra miliarda euro prona në Greqi që është e vështirë që shteti grek t’ua japë shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy