Teksa rastet e infektimeve në SHBA po vijnë në rritje, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar masa gjithëpërfshirëse për Covid-19.
Ato kërkojnë që punëtorët në kompanitë e mëdha të vaksinohen ose të përballen me testime javore. Masat gjithashtu përfshijnë një mandat vaksine për miliona punonjës të qeverisë federale.
Kjo pasi spitalet në disa shtete kanë arritur kapacitetin mes përhapjes së variantit Delta më të transmetueshëm. Urdhri i Biden do të prekë rreth 80 milionë punëtorë.
"Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush," tha presidenti ndërsa zbuloi planin e tij.

Biden e njoftoi planin e tij në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Ai tha se ai kishte udhëzuar Departamentin Amerikan të Punës që të kërkonte nga të gjitha bizneset private me 100 ose më shumë staf që të urdhëronin vaksinimin ose të kërkonin prova të një testi negativ të koronavirusit nga punonjësit të paktën një herë në javë.
Gati 17 milionë punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor në objektet që marrin përfitime federale gjithashtu do të përballen me të njëjtat kërkesa, tha ai.
Koha për të folur me ëmbëlsi, për amerikanët për të marrë vaksinën Covid-19 ka mbaruar. Koha për mandatet qeveritare ka mbërritur.
Ky ishte mesazhi i hapur që Joe Biden i dha kombit të enjten pasdite. Ndërsa shumë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë, presidenti fajësoi për vazhdimin e krizave shëndetësore të SHBA të 25% të publikut të pavaksinuar.
Biden tha se urdhrat e tij të rinj për vaksinat nuk kishin të bënin me lirinë ose zgjedhjen personale, por është parë si një zgjedhje e detyruar midis vaksinimit dhe punësimit të vazhdueshëm.
Më shumë se 650,000 amerikanë kanë vdekur me Covid-19 që nga viti i kaluar.



