Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut lirohet një orë pasi u kthye në burg

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut lirohet një orë pasi u kthye në burg

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma u kthye në burg të premten për të respektuar një vendim që parashikonte se lirimi i tij për shkak të shëndetit të keq ishte i paligjshëm.

Por ai u lirua pas vetëm një ore duke përfituar nga një proces faljeje për të trajtuar mbipopullimin në burg.

81-vjeçari mbërriti në institucionin e paraburgimit Estcourt në orën 06.00 të mëngjesit me orën lokale dhe u “pranua në sistem”, përpara se të lirohej me shpejtësi, sipas komisionerit kombëtar të Shërbimeve Korrektuese, Makgothi Thobakgale.

Zuma, i cili shërbeu si President nga viti 2008 deri në vitin 2018, filloi të vuante një dënim 15 muaj burg në korrik 2021 pasi u akuzua për shpërfillje të gjykatës për kundërshtimin e thirrjes për t’u paraqitur në një hetim për korrupsion gjatë kohës që ishte në detyrë.

Arrestimi i tij çoi në protesta të dhunshme në të gjithë Afrikën e Jugut, ku u vranë dhjetëra njerëz.

Në shtator 2021, departamenti i shërbimeve korrektuese i qeverisë tha se Zuma, asokohe 79 vjeç, ishte liruar nga burgu me kusht për shkak të shëndetit të keq. Departamenti njoftoi se Zuma ishte liruar nga burgu në tetor 2022.

Por Gjykata e Apelit e Afrikës së Jugut vendosi në nëntor që Zuma duhet të kthehet në burg, duke thënë se vendimi për ta liruar për arsye mjekësore ishte i paligjshëm.

Për të respektuar vendimin, Zuma u kthye në burg të premten, por përfitoi nga politika e Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa për dhënien e faljes për shkelësit e padhunshëm në Afrikën e Jugut, në mënyrë që të reduktohet mbipopullimi në burgje.

“Mbipopullimi i burgjeve “paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin, sigurinë dhe menaxhimin e të burgosurve dhe mund të çojë në një rritje të gangsterizmit”, tha të premten Ministri i Shërbimeve Korrektuese Ronald Lamola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy