Rusta jep detaje nga skemat mashtruese me mikrokreditë: 300 klientë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. BSH ka toleruar vjedhjen  (VIDEO)

Rusta jep detaje nga skemat mashtruese me mikrokreditë: 300 klientë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. BSH ka toleruar vjedhjen (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur detaje nga skema skemat mashtruese me mikrokreditë në vlerën 7.2 mln euro.

Në një lidhje me MCN LIVE, Rusta tha se janë afro 300 klientë që kanë pësuar dëme të konsiderueshme në pronat e tyre. Po ashtu Rusta bëri me dije se çështja po hetohet nga SPAK.

Edhe SPAK ka një hetim të hapur kur i dyshuar dhe i përfshirë në verifikimet që po kryhen është dhe guvernatori i BSH  Gent Sejko për të cilin kemi raportuar dhe për një fletëthirrje por ende nuk është ezauruar. Kompanitë përmbarimore Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH dhe përmbaruesit e tyre ka masa sigurie. Në afër 7 milionë euro është një skemë e mashtrimi, vjedhjes dhe abuzimit jo vetëm të pronave private por edhe shtetërore.

Një rast tipik ka mundur të zbulojë Prokuroria e Tiranës që vetëm për 3 milionë lekë të vjetra, një kredi e pashlyer, këto kompani përmbarimore dhe jo banka të dhënies së parave kanë mundur të sekuestrojnë 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi. Ky është rast abuzimi thotë Prokuroria e Tiranës nëpërmjet shtrengimit. Në origjinë të tyre rezulton se nëse shtetasit që kanë marrë kredi të vogla konsumatorë nuk kanë mundur t’i shlyejnë ato, bankat i kanë shitur këto kredi tek institucionet jobanka dhe nëpërmjet një përqindje financiare nga 2-8% , një vlera thuajse gjobvënie kanë krijuar një borxh fiktiv. Për të shlyer kreditë këto institucione kanë detyruar shtetasit të marrin sërish kredi duke i kaluar në sekuestro llogaritë, pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.

Ka masë sigurie “Arrest në burg”, për shtetasit Aldo Daka, 35 vjeç, Albert Gega, 36 vjeç, Edmond Mato, 51 vjeç dhe Arben Maksuti, 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

“Arrest në shtëpi”, për shtetaset Kejda Seferi, 36 vjeçe, Elda Ibro, 42 vjeçe, Alketa Tanushi, 39 vjeçe, dhe Jorsida Dervishi, 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Afro 300 klientë kanë pësuar dëme të konsiderueshme tek pronat e tyre.

Sejko në Komisionin e Ekonomisë tha se ishte një treg i parregulluar, e pranojnë që ka diçka që nuk ka funksionuar, por nuk pranonjë që është në kuadër të një grupi kriminal. Rezulton që Banka e ka toleruar këtë fenomen të vjedhjes dhe shantazhit të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy