Shtynte pasagjerët drejt shinave të trenave në Londër, gjykata e akuzon për vrasje (VIDEO)

Shtynte pasagjerët drejt shinave të trenave në Londër, gjykata e akuzon për vrasje (VIDEO)

Një burrë që shtyu ish-shefin e Eurotunnel në shinat e një metroje në qendër të Londrës është shpallur fajtor për vrasje në tentativë.

Sipas BBC, Robert Malpas, 91 vjeç, tha se ndjeu veten ‘duke fluturuar’ drejt shinave në stacionin e Marble Arch, pasi Paul Crossley, 46 vjeç, e shtyu nga prapa me të dyja duart dhe me një forcë të jashtëzakonshme.

Robert, u shpëtua nga një kalimtar heroik, i cili u hodh nga platforma për ta shpëtuar atë, pasi bordi elektronik tregoi se kishte vetëm një minutë kohë deri në ardhjen e trenit të radhës.

Si pasojë, industrialisti në pension thuhet se u la me legen të thyer dhe një dëmtim në kokë që kërkonte 12 qepje.

Ngjarja ka ndodhur në 27 prill, sipas mediave vendase siç duket ky nuk është sulmi i parë i Paul Crossley.

Një pasagjer i dytë i metrosë, Tobias French, arriti të mbajë ekuilibrin e tij kur ai më parë ishte shtyrë nga Crossley në stacionin Tottenham Court Road.

Crossley u ka thënë gjykatësve se viktimat e tij u zgjodhën në mënyrë të rastësishme, por pohoi se ai nuk kishte për qëllim të vriste ata.

Gjithsesi, ai është shpallur fajtor për dy akuza për vrasje në tentativë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy