
Presidentja e Komisionit të Europian, Ursula von der Leyen reagon ndaj lajmit për vdekjen e e opozitarit rus, Alexei Navalny.
Ajo shprehet thellësisht e tronditur dhe e pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Alexei Navalny.
Putin nuk i frikësohet asgjëje më shumë se mospajtimit nga populli i tij. Një kujtesë e trishtuar e asaj që Putin dhe regjimi i tij përfaqësojnë.
Le të bashkohemi në luftën tonë për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e atyre që guxojnë të kundërshtojnë autokracinë.
“Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalny.”
Kështu reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndaj lajmit të vdekjes për arsye ende të paqarta të një prej kundërshtarëve kryesorë të Vladimir Putinit, të ndaluar në koloninë penale të regjimit të posaçëm në Kharp në Arktik.
Nëse lajmi për vdekjen e Navalny do të konfirmohej, do të tregonte dobësinë e Rusisë dhe kalbjen në zemër të regjimit të saj.
Disidenti rus dhe opozitari kryesor Alexei Navalny, 49 vjeç, gjeti vdekjen ditën e sotme në koloninë e burgut numër 3 të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets, në Rrethin Arktik, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.
Ai u ndje keq, pas një shëtitje dhe më tej ndërroi jetë, njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Burgut të Rusisë.
Ndërkohë mediat ruse raportojnë se shkak për vdekjen e Navalny është bërë një trombozë.



