Rama: Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë gati (VIDEO)

Rama: Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë gati (VIDEO)

Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që do t’ju shërbejë të gjithë pacientëve me COVID-19.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë ditën e sotme kanë vizituar ambietet e spitalit të COVID3.

Teksa ka publikuar edhe pamjet nga ky takim, Rama shkruan me bindje të plotë se Shqipëria nuk është kapur e papërgatitura për luftën kundër koronavirusit dhe dy spitalet e rinj COVID janë gati.

“E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi.  Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, tha Rama.

Ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 janë akoma edhe 40 shtretër të lirë, por për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve do të hapet edhe Covid-3, brenda javës.

Ajo theksoi se mjekët dhe infermierët që do të jenë në këtë spital janë të trajnuar prej muajsh.

“Tek COVID1 dhe COVID2 janë rreth 40 shtretër. Këtë javë do bëhet funksionale kjo strukturë. Janë përgatitur mjekët dhe infermierët për të trajtuar pacientët sipas një protokollit të përcaktuar. Janë 150 shtretër në këtë strukturë. Ka edhe një njësi të reanimacionit. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Mjekët dhe infermierët janë të trajnuar prej kohës”, tha Manastirliu.

Ndërkohë mjekja Najda Çomo thotë se spitalet Covid3 dhe 4 janë gati, por ka ende kapacitet në dy spitalet e tjera.

“Në strukturën e re të Covid 3 është përfunduar si strukturë në aspektin fizik dhe në aspektin e burimeve njerëzore. Është instaluar oksigjeni në cdo shtrat. Elementë i rëndësishëm është pajisja me respirator për aq sa mundet të kenë nevojë pacientët. Pjesa tjetër është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore qoftë i mjekëve specialiste, qoftë i personelit infermieror që kanë mbi pesë muaj që trajnohen.

Kemi numër të shtuar pacientë, por kemi kemi kapacitete dhe nuk është e nevojshme për të hapur një spital pa shfrytëzuar në maksimum dy spitalet Covid1 dhe 2”, tha Çomo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy