Iu arratis policisë italiane me të mbathura por arrestohet në Spanjë. Ja kush është 30-vjeçari shqiptar (FOTO)

Iu arratis policisë italiane me të mbathura por arrestohet në Spanjë. Ja kush është 30-vjeçari shqiptar (FOTO)

Iu arratis policisë italiane nga shtëpia e partneres së tij në Sesto San Giovanni vetëm me mbathje, por u arrestua në aeroportin e Barcelonës.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeçarin shqiptar Erjol Bode, i cili është dënuar me burgim prej 9 muajsh, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arrestimi evropian lëshuar nga prokurorët në Monza.

Ai u arrestua sapo mbërriti në Spanjë me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, duke krijuar një identitet të ri.

Hetimet ndaj tij nisën në gusht të vitit të shkuar për shfrytëzim prostitucioni në Monza të një 32 vjeçareje si dhe për dokumente të rreme.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij në atë kohë, ai mundi të arratisej vetëm me të brendshme, ndërsa sulmoi policët që përfunduan në spital.

Policia gjeti edhe një 1 kg hashash, si dhe sende të tjera. Ai akuzohet për disa vepra penale. Policia ka arrestuar edhe të dashurën e tij shqiptare me inicialet G.O 31 vjeçe e cila punonte si prostitut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy