Një tjetër banesë është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë në Gjirokastër.
Bëhet me dije se banesa e Rezmi Canit është përfshirë nga flakët rreth orës 12: 40.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Policia po heton ndërsa flaket mbahen nën kontroll. Nga zjarri ka dëme materiale.



