WhatsApp bën ndryshimin që duhet ta pranojmë të gjithë, nëse duam ta përdorim!

WhatsApp bën ndryshimin që duhet ta pranojmë të gjithë, nëse duam ta përdorim!

WhatsApp do të detyrojë përdoruesit të pranojnë politikën e tij të re të privatësisë brenda muajit, ose ndryshe nuk mund të hyjnë në aplikacion.

Duke pranuar kushtet e reja do të thotë që të dhënat private të një përdoruesi, përfshirë numrin e tyre të telefonit, do të ndahen me Facebook-un, i cili zotëron WhatsApp-in.

Të gjithë përdoruesit duhet të pranojnë kushtet e reja deri më 8 shkurt 2021, ose përndryshe humbin mundësinë për të hyrë tek bisedat dhe kontaktet e tyre.

Përditësimi vjen në formën e një njoftimi brenda aplikacionit, të cilin përdoruesit mund të zgjedhin ta injorojnë derisa të mbërrijë data e fundit.

"Duke klikuar "Agree", ju pranoni kushtet e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 8 shkurt 2021. Pas kësaj date, do të duhet të pranoni kushtet e reja për të vazhduar përdorimin e WhatsApp-it. Gjithashtu mund të vizitoni Qendrën e Ndihmës nëse preferoni të fshini llogarinë tuaj", thuhet në njoftim.

WhatsApp refuzon të komentojë mbi përditësimin, por një zëdhënës tha për “The Independent” se përditësimet e politikës së privatësisë janë "të zakonshme në industri" dhe se përdoruesit kanë "kohë të mjaftueshme" për t'i rishikuar ato.

Përditësimi është krijuar për të "ofruar integrime në të gjithë Produktet e Kompanisë Facebook", i cili gjithashtu përfshin Instagram dhe Messenger.

Disa përdorues të rrjetit social kanë komentuar në Twitter, duke kritikuar kushtin e ri të politikës së privatësisë, ndërsa janë shprehur se do të heqin dorë prej tij për aplikacionet rivale, si Telegram.

"Ky përditësim i ri i politikës së privatësisë ËhatsApp është i frikshëm dhe duhet të shqetësohemi për këtë", shkroi një përdorues në Twitter.

Me rreth 2.5 miliardë përdorues, WhatsApp është deri tani aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë./ Burimi The Independent

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy