Kremlini thotë se udhëheqësi i Kinës Xi Jinping dhe Vladimir Putin i Rusisë do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe "tema të tjera ndërkombëtare dhe rajonale" në takimin që do të zhvillojnë gjatë kësaj jave.
Dy liderët do të takohen në Uzbekistan në një samit që do të tregojë një "alternativë" ndaj botës perëndimore, tha Kremlini. Putin do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë, përfshirë ata të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit, por takimi i tij me udhëheqësin e Kinës "është i një rëndësie të veçantë", u shpreh zëdhënësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Kina dhe Rusia kanë kërkuar prej kohësh të pozicionojnë SCO-në, të themeluar në vitin 2001 me katër ish-kombe të Azisë Qendrore sovjetike, si një alternativë ndaj grupeve shumëpalëshe perëndimore.



