
Bankat shtetërore kineze po shtrëngojnë kufizimet në kreditim për klientët rusë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës autorizuan sanksione dytësore ndaj firmave të huaja financiare që ndihmojnë përpjekjet e luftës së Moskës në Ukrainë, thanë burime të njohura me këtë çështje, sipas Bloomberg, i cili shkruan pikërisht gjatë takimeve të forumit ekonomik në Davos.
Të paktën dy banka kineze kanë filluar të rishikojnë aktivitetet e tyre në Rusi gjatë javëve të fundit, duke u fokusuar në transaksionet ndërkufitare.
Në javët e fundit të paktën dy banka kanë urdhëruar një rishikim të aktiviteteve të tyre në Rusi, duke u fokusuar në biznesin ndërkufitar, thanë burimet, duke kërkuar të mos identifikohen për arsye personale.
Më tej specifikohet se bankat do të ndërpresin lidhjet me klientët, subjekt i listës së sanksioneve dhe do të ndalojë ofrimin e çdo shërbimi financiar për industrinë ushtarake ruse, pavarësisht nga monedha dhe vendndodhja e transaksioneve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur betejën e tyre financiare për të frenuar makinën e luftës ruse dhe si rezultat bankat shtetërore kineze po rishikojnë lidhjet e klientëve të tyre me Rusinë.



