Epidemia ka vënë në alarm botën, mirëpo një fije shpresë vjen nga Vietnami.
Në këtë shtet janë shëruar të gjithë personat e prekur nga Koronavirusi.
Sipas “New York Times”, lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit.
Pacienti i fundit i infektuar ishte një 50-vjeçar dhe ai ka arritur të dalë nga spitali, ndërsa në mesin e të shëruarve ishte edhe një foshnje 3 muajshe.
Virusi vdekjeprurës me zanafillë në Wuhan të Kinës ka marrë deri tani mbi 2700 jetë njerëzish, ndërsa 80.000 të tjerë rezultojnë të infektuar.



