Dronë kamikazë për ushtrinë shqiptare, Basha: Teknologjia e fundit, aset i shtuar për Forcat e Armatosura (VIDEO)

Dronë kamikazë për ushtrinë shqiptare, Basha: Teknologjia e fundit, aset i shtuar për Forcat e Armatosura (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Erdoganin, se Turqia i ka dhuruar Shqipërisë drone kamikazë.

Lidhur me këtë eksperti i sigurisë Faik Basha në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se nuk dihet ende numri i dronëve kamikazë të dhuruar por ajo që vlen të theksohet është se ushtria turke është investuar gjithmonë në trajtimin e elitave të ushtrisë shqiptare.

Ai tha se dronët kamikazë janë një aset për forcat e armatosura ndërsa bënë të ditur se ata kryejnë vetëm një sulm dhe më pas vetëshkatërrohen. Sipas tij janë fjala e fundit e teknologjisë teksa thekson se edhe pse jemi pjesë e NATOs ne duhet të kemi armatimet tona.

Erdogan kishte aq shumë dhurata dje. Marrëdhëniet tona me Turqinë kanë qenë gjithmonë të mira dhe kjo e përforcoi dhe më shumë, por dhurata më e mirë për të rritur sigurinë tonë me dronë kamikazë,  numri nuk është bërë akoma i ditur, por Turqia nuk është hera e parë që na ndihmon në fushën ushtarake, ushtria turke që herët është angazhuar për trajnimin e strukturave elitë të asaj kohe dhe gjithmonë janë asistuar me trupa nga më të mirat turke, por jo vetëm dhe disa mjete transporti janë dhuratë e ushtrisë turke ndër vite.

Së fundmi përjashtuar dronët bajraktarë që i kemi blerë vazhdon tradita që Turqia ka qenë gjithmonë mbështetje, ajo që u tha dje mes Ramës dhe Rrdogan që s’kemi tendenca për të sulmuar është e qartë sepse ne se kemi pasur kurrë këtë tendencë si shtet. Ne jemi vend që jemi të drejtuar drejt mbrojtjes dhe bashkëpunimit me NATO.

Më tej ai sqaron se çfarë janë dronët kamikazë për të cilët shprehen se janë teknologjia e fundit dhe mjaft efikas në luftë.

Dronët kamikazë janë prodhimi i fundit, e kanë marrë emrin të tillë pasi kryejnë vetëm një sulm, janë si bleta në momentin që pickojnë vetëhidhen në erë, pra kryejnë misionin dhe pastaj vetë shkatërrohen. Ato kanë qëndrueshmëri, largësi, janë të vegjël me madhësi sa dronët që kemi parë në përditshmëri por janë me një teknologji të fundit, janë të montuara me lëndë eksplozive mbi të, të komandueshme dhe ajo që i bënë efikas është se mund të qëndrojnë të fshehur në zonë pa u pikasur deri në arritjen e misionit të tyre.

Ato përdoren për shkatërrimin e mjeteve të blinduara të kundërshtarit. Dronët kamikazë arrijnë në një largësi mbi 2 mijë metra, janë përdorur në Ukrainë gjatë luftës me Rusinë, Rusia po ashtu. Deri tani dronët kamikaz dhe bajraktarë kanë treguar se janë tepër efikas në luftë. Janë një aset për forcat e armatosura dhe nuk mund të flasim për sasi por besoj se janë të mjaftueshme sepse janë si municion që përdoren vetëm me një të shkrepur. Kryen misionin me saktësi dhe vetëshkatërrohet.

I pyetur nëse po përgatitemi ne për situata, luftë, Basha tha se gjithmonë duhet të jemi të përgatitur duke pasur parasysh se lufta në Lindjen e Mesme mund të përhapet dhe më gjerë, apo ajo në Ukrainë ka nisur dhe nuk dihet kur do përfundojë.

NATO është një pazëll që plotësohet me çdo vend të saj që e gjithë struktura të jetë efikase, pra s’mund të jesh pjesë e NATOs dhe të mos modernizosh ushtrinë. Ukraina është një vatër që ka filluar por s’dihet fundi i saj, Ballkani po ashtu po lulëzojnë njerëz pro rusë, shumë shtete të BE kanë marrë një vëmendje drejt forcimit të ushtrisë duke kthyer dhe ushtrinë e detyrueshme.

Lufta në lindjen e mesme mund të përhapet prandaj çdo shtet i NATOs duhet të ketë armatimet e veta dhe të jetë i përgatitur për çdo situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy