Festa e ditëlindjes së 46-të të Kanye West ishte e çuditshme, pasi në të u panë femra nudo të shtrira në tavolina dhe në trupat e tyre shërbehej sushi dhe sashimi. Dizajneri i Yeezy përfshiu praktikën japoneze, të quajtur nyotaimori, në mbrëmjen e tij të shtunën për të ftuarit e tij, ku mes tyre ishte dhe vajza e tij 9-vjeçare, North. Përdoruesit e mediave sociale e komentuan atë si një akt mizogjen. Në festën e West ishin shumë emra të njohur, si Chlwe Bailey, Ty Dolla $ign dhe Freddie Gibbs. Festa private, e cila nuk dukej se përfshinte asnjë Kardashian-Jenners pas divorcit të Ye nga Kim Kardashian, kishte një estetikë minimaliste, me qirinj.



