Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter.
Sipas tij, BE po tregon edhe një herë solidaritetin me vendet e rajonit, dhe se së bashku jemi më të fortë.
Postimi i Soreca-s
”Me dorëzimin e sotëm të ndihmës prej 180 milion eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID19, Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Bashkë jemi më të fortë.”
Marrëveshja ka një program financiar prej 3 miliardë eurosh, për të 8-të vendet.




