SPAK, operacion për goditjen e grupeve kriminale/ 42 urdhër-arreste, 6 të prangosur në Vlorë

SPAK, operacion për goditjen e grupeve kriminale/ 42 urdhër-arreste, 6 të prangosur në Vlorë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një operacion në disa qytete të vendit.

Në total organi i akuzës ka dhënë 42 urdhër-arreste duke arrestuar 18 persona, në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Burime bëjnë me dije se në Vlorë janë dhënë 8 urdhër-arreste dhe janë arrestuar 6 persona. Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në trafik narkotikësh jashtë vendit.

Operacioni ka nisur rreth orës 4:00-5:00 të mëngjesit, kur mësohet se ka pasur kontrolle nëpër banesa.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy