Akuza për ryshfet, arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes

Akuza për ryshfet, arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes

Një zëvendësministër rus i mbrojtjes është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka thënë agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në vend, një veprim i rrallë ky në mes të ofensivës në Ukrainë.

Komiteti hetimor raportoi të martën për ndalimin e Timur Ivanovit, pa dhënë asnjë detaj për akuzat kundër tij, duke thënë vetëm që ai dyshohet se ka marrë ryshfet “në shkallë të gjerë”, çka përbën një vepër penale të dënueshme deri në 15 vjet burg.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se një raport mbi ndalimin e Ivanov i ishte paraqitur presidentit Vladimir Putin. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ishte informuar paraprakisht për ndalimin e tij, tha ai.

48 vjeçari Ivanov, një nga 12 zëvendësministrat e mbrojtjes, u sanksionua nga SHBA dhe BE në vitin 2022, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Ai ka punuar në kompani që merren me karburant dhe energji dhe në qeverinë rajonale të Moskës përpara se të bashkohej me ministrinë e mbrojtjes në vitin 2010. Ai u bë zëvendësministër në vitin 2016.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy