Kara: Sistemi i drejtësisë nuk është më funksional, jemi kapur peng nga ligje të paligjshme (VIDEO)

Kara: Sistemi i drejtësisë nuk është më funksional, jemi kapur peng nga ligje të paligjshme (VIDEO)

Është funksional ose jo sistemi i drejtësisë në vend, duke parë rritjen e kriminalitet në vend, ishte diskutimi i sotëm në studion e “MCN live”.

Avokati Romeo Kara, teksa analizoj shkaqet që sollën luhatjen dhe mosfunksionim real të sistemit të drejtësisë, u shpreh se një nga shkaqet është zhytja e klasës politike në aferat korruptive ndërkohë sistemi i drejtësisë më nuk është funksional.

Klasa politike këtu është e lidhur me afera korruptive, janë zhytur në zullumin e vet, dhe ne themi litari po këputet dhe ne po zhytemi, pra kemi një zhytje totale, edhe në mentalitete edhe të popullsisë por edhe të përkrahjes së elitës politike në korrupsion, me marrje venjë të pushtetit. Janë përfshirë të gjitha organet, dhe duhet të tregohet transparencë nga ana e institucioneve.  

Unë p.sh. para pask kohësh, mora informacion për një x rats nga një gazetare e kronikës, para gjyqësorit, pra, funksionon kështu që neve nuk ka funksion sistemi i drejtësie, dhe tw gjithë të tjerët janë të lidhur me të.

Sipas avokatit Kara, Kushtetuta është në ngërç, që si pasojë ka sjell kapjen peng nga ligje të paligjshme në vend.

Sistemi i drejtësisë nuk është funksional këtu. Zakonisht ka mekanizma vetëkorrigjuese dhe është vota që e bën këtë, por kur vota nuk funksion dhe ajo menaxhohet në mënyrë klienteliste, dhe sistemi i tërheqjes bëhet për premtime të caktuara për të mbajtur në të elitë të caktuar, dhe atëherë kalohet te vota e sovranit, pra ka ardhur koha te kalojmë të sovrani, që për mua duhet të nisemi nga njerëzit e devotshëm. Unë nuk shoh që sot mund të vazhdojmë me të njëjtat rregulla loje, të gjitha meremetimet nuk kanë më vlerë, duhet shkuar e përmbyset.

Ky sistem ka ndryshuar  që së bashku me sistemin e drejtësisë më të gjitha hallkat e tij, janë kthyer në mes nga korrupsioni dhe i ngjajmë një kopje të keqe të mënyrës greke dhe italiane.

Pra duhet të kthehemi te vota direkt, sepse jemi kapur peng nga ligje të paligjshme, duhet ndryshuar rregullat e lojës, Kushtetuta është në ngërç, që si pasojë ka sjell kapjen peng nga ligje të paligjshme në vend. Dhe kur jemi përballë në pritshmëri të këtyre ligjeve, atëherë popullit i lind nevoja të marrë vet në dorë fatin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy