Eurodeputeti Fredi Beleri, për letrën e hapur për SPAK si dhe refuzimin që iu bë sot nga autoritetet e burgut “313” për të takuar kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se e vizitoi si qytetar i thjeshtë, edhe pse si eurodeputet nuk i nevojitet leje.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se në shkelje të ligjit Drejtoria e Burgjeve nuk i lejoi vizitën.
Zoti Meta ka qenë Kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe President. Është i dyshuar, nuk ka akuzë deri më tani ndaj tij, prezumimi i pafajësisë ekziston përveçse në Shqipëri ku jetojmë në një neodiktaturë.
Kam të drejtë të vizitoj cilindo, i pafajshëm apo i fajshëm qoftë. Edhe sikur dyshimet e SPAK të jenë të vërteta, një vizitë qytetare është normale.
Zoti Meta kur isha unë në burg kishte vizituar familjen time. Vizita nuk kishte asnjë mesazh, vajta të vizitoj sot zotin Meta si njeri, si një qytetar i thjeshtë.
Fakti që jam europarlamentar, nuk u respektua se nuk më ndalohet viza. Në shkelje të ligjit Drejtoria e Burgjeve nuk më la as mua as zotin Dule ta takonim.
Në bazë të ligjit nuk ka nevojë për leje. Edhe SPAK tha që nuk ka bërë kërkesë, se çdo njeri që ka imunitet diplomatik mund te vizitojë në çdo moment cilindo të burgosur ose të dyshuar.
Lidhur me kërkesën e bërë prej tij në SPAK, përmes së cilës kërkon të dijë statusin e shtetasve Olta Xhacka dhe Artan Gaçi për një kallëzimi penal të bërë, përmes të cilit është çuar për gjykim ish-kryebashkiaku Himarës Jorgo Goro, Beleri tha se si kallëzues duhet të ishte informuar kur u mbyllën hetimet, si u mbyllën dhe cilat janë akuzat.
Nuk kam marrë asnjë njoftim. Bëra një kërkesë te SPAK për përgjigje. Përgjigja ishte ndryshe nga ajo që pyesja unë.
Unë pyesja konkretisht për kompaninë që ka bashkëshorti i Xhaçkës, përgjigja e prokurorit ishte për katër të dyshuarit e tjerë që janë dërguar për gjykim.
Ndërsa sa i takon asaj që flitet në mediat greke për arritjen e një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, që nis nga vetëidentifikimi i pakicave, sipas tij siç e kishte detyrim nga firma që vuri shteti shqiptar për nisjen e negociatave, kaloi amendamentin brenda vitit 2024, por ligji akoma nuk është vënë në fuqi.
Për mua ligji ka disa probleme. Problemi kryesor është se nuk mjafton vetëdeklarimi, por duhet të merret për bazë gjendja civile.
Ka disa probleme, duhet parë si do aplikohet në realitet. Ligji i luftës është një ligj që de juro nuk ekziston.
Ligji i luftës nuk ndalon rrugëtimin e Shqipërisë. Sa i takon ujërave detarë, mirë është që shtetet që po hyjnë në Bashkimin Europian dhe brenda BE të kenë sa më pak probleme.
Presim që të firmosin të dyja shtetet dhe ta çojnë në Hagë. Shteti shqiptar para se të hapeshin 6 kapitujt e tjerë për anëtarësimin në BE, bëri një marrëveshje me 27 shtetet e BE që brenda 2030 do regjistrohen të gjitha pronat.
Në gjithë Republikën e Shqipërisë janë regjistruar 53% e pronave, në Himarë 10%. Në Finiq 20% dhe në Dropull 30%.
Në Gjithë Shqipërinë, përqindja është mbi 50%, në këto tre bashki me shumicë e minoritetit është shumë pak.
Është një kërkesë e qytetarëve për regjistrimin e pronave.



