Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-efektivin e antiterrorit Igli Haxhia që u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët me autoritetet italiane.
Haxhia akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor.
Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi janë arrestuar me qëllim ekstradimi.
Masat janë dhënë nga gjykata e Breshias.



