Gazment Curri mentor shpirtëror i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka shpjeguar të mbimenduarit dhe ngarkesën që ne i mbivendosim mendjes e cila më pas na çon drejt anthit.
Ai shprehet se për të menaxhuar këtë ankth në ndihmë na vjen meditimi i cili duhet bërë në mënyrën e duhru dhe mbi të gjtiha duhet kuptuar, pasi ai nuk mund të bëhet asnjëherë në momentin që ne jemi në ankth.
Sipas tij mendja duhet të çlirohet nga energjitë mnegative që na mbingarkojnë trurin sepse vetëm në këtë mënyrë mund të çlirohemi nga skenarët e ndërtua në kokë të cilat nuk do të ndodhin kurrë.
Mendoj se në jetën e përditshme me këtë jetë dinamike që bëjmë nuk mendoj se ka njerëz në këtë botë që të mos ketë menduar negativisht sepse të mbimenduarit sepse në përgjithësi jeta jonë i ka këto probleme, çdo person kur ka një shqetësim apo problem truri nis të punojë më shumë.
Kjo nëse vazhdimisht qëndron te këto mendime atëherë normalisht krijon ankth dhe probleme psikologjike të tjera sepse atë që ne e shtypim brenda vetes shkon në subkoshiencën tonë.
Sa më shumë informacion të kesh aq më shumë do të sigurohesh nëse je duke bërë gjënë e duhur. Mbimendimi ndodh në rastin kur ne nuk jemi të sigurtë, nuk kemi siguri nëse do e arrijmë atë që dëshirojmë, pra më shumë varemi nga mendimet tona se nga ajo që kemi.
Është instiktive, vjen në momentin kur ne bazohemi shumë te mendimet tona sesa t’ja lëmë në dorë vetë vetes, por mendja e ka shumë problem të panjohurën. Nëse unë do e kisha me frikë këtë intervistë do i aktivizoja këto frika.
Përveç pjesës që të përballemi me frikën, i themi vetes të ndodhë, çfarë të ndodhë duhet të mendojmë se jeta vazhdon si dhe meditimi i bërë në mënyrën e duhur dhe i kuptuar siç duhet na shkëput nga mendimet negative. Problemi është kur këto mendime karikohen me mendime të frikës sonë.
Meditimi është mirë të bëhet para se të flesh dhe kur zgjohesh sepse meditimi ka të bëjë të shkosh në atë vendin ku s’ka mendime fare dhe të shkëputesh fare nga mendimet e tua, është shkenca e të mos bërit asgjë.
Fillimisht ankthi shkaktohet nga mbimendimet, po sikur të ndodhë kështu apo ashtu dhe kur fillojmë të ndjehemi në ankth ne bëjmë skenarin më të keq të mundshëm dhe në ato momente nuk mund të bëjmë meditimin, nuk duhet ta luftojmë atë ndjenjën por ta lejojmë të shprehet sepse është një energji që duhet ta dalë.
E kam nisur këtë rrugëtim rreth 12 vite më parë e cila ka ardhur pasi nisa të përjetoja depresion, ankth dhe mësimet që sot shpërndaj me njerëzit i aplikoj te vetja fillimisht. Mendoj se më shumë ka të bëjë me traumat që në fëmijëri.



