
Një palë vëthë diamanti janë shitur mbrëmë për një çmim rekord në ankandin e Sotheby’s.
Ato i kanë kushtuar blerësit plot 57.4 milionë dollarë. Vëthët në formë dardhe me ngjyra të ndryshme (rozë dhe blu), janë emërtuar Apollo dhe Artemis (sipas perëndive greke).
Edhe pse në shitje ishin veç e veç, ata janë blerë nga i njëjti person. Vëthi blu për 42 milionë, ndërsa ai rozë për 15 milionë dollarë.
Apollo është diamanti më i madh blu që është shitur ndonjëherë në ankand. Guri blu 14.54 karat dhe ai rozë 16 karat paraqiten në videon e mëposhtme.



