
Java po mbyllet pa autorët e atentatit terrorist ndaj TopMedias me një viktimë, ende të pa arrestuar.
Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës dhe Spak janë duke kryer veprime në terren, ndërsa deri më tani janë dy gjurmët e ADN-s gjetur në automjetin range rover.
Lidhur me këtë ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit'hat Havari, në një intervistë për “FactCheck”, tha se megjithë këto, krimi lë gjithmonë një fijë shprese dhe si i tillë Policia ma zbardhur edhe ratse më të rënda.
Sipas tij, shteti nuk ka invetsuar shumë në Policië e Shtetit në mënyrë që edhe efikasiteti të jetë më i lartë.
Policia ka zbuluat edhe shume aktë kriminale të thera, dhe në rastin konkret mendoj që krimi gjithmonë lë sikur ato paketat që kanë një fije në cep për ta hapur, ashtu lë edhe krimi një fije shpese për tu shtjelluar se çfarë ka ndodhur.
Jam i bindur se për ato dy gjurmët, jam i sigurt ata do të shkojnë.
Ajo që më bëri përshtypje është që kamerat e institucionit privat tv, kanë funksionuar, kurse ato të policisë jo, kjo ndodh rëndom, ka ndodh edhe në herë të tjera.
Shteti shqiptar duhet të investojë fort në Policinë e Shtetit, trajtimi që i bëhet policë së Shtetit, e kanë katandisur e kanë përdorur si hamenj edhe për to shezllongët e qelbur të tregtarëve në plazhet e Shqipërisë, nuk kanë autoritetin e duhur në një uniformë të djegur, nuk ka lidhje me perëndimin.



