Kume: Pragu 1% nxjerr nga loja vetëm PDIU-në (VIDEO)

Kume: Pragu 1% nxjerr nga loja vetëm PDIU-në (VIDEO)

Ulja e pragut zgjedhor në 1%, një nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor që u miratuan sot në Parlament, penalizon partitë e vogla. Në studion e TvT, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume, tha se pavarësisht se në disa rajone, partitë e vogla mund të kenë mbështetje të gjerë, ato do të pengohen nga pragu i ri, në rrugën drejt hyrjes në Parlament.

Nëse mbajmë parasysh se si dhe çfarë ka ndodhur në proceset zgjedhore, një kushtëzim i tillë në nivel kombëtar dënon partitë e vogla, të cilat në rajone të caktuara mund të kenë forcë elektorale që bëjnë të mundur marrjen e një mandati”, tha ai.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit, Kume tha se pasojat do të bien mbi PDIU-në.

Po qe se u referohemi zgjedhjeve të kaluara, nga kjo preket vetëm një parti, PDIU. Të tjerat kanë marrë shumë më pak se 1 %. E gjitha është bërë për t’i eliminuar nga llogaritjet dhe duke e bërë këtë, është njësoj sikur të mos jetë votuar fare për to dhe fitojnë partitë e mëdha si PD, PS, LSI”, tha ai.

Lidhur me numrin e votave të mjaftueshme për një mandat, Kume tha se kjo varion nga qarku në qark, në varësi të numrit të mandateve që ka secili.  

Ka qenë me 10-11 mijë vota zgjedhjet e 2017, por edhe me 7 mijë. Sa më shumë mandate të ketë qarku, aq më i vogël është pragu. Në sistemet proporcionale rajonale, procesi zgjedhor është i mbyllur brenda rajonit. Është vetë rajoni ai që përcakton pragun rajonal”, tha ai.

Kandidimi i kryetarit të një partie në 4 qarqe, njëri prej propozimeve të fundit që PS çoi në Parlament, për Kumen është një hap mbrapa. Ai solli përvojën e ngjashme të vitit 2009 dhe vërejtjen e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias për një dispozitë të tillë.  

Është një hap mbrapa në legjislacionin shqiptar. Është një histori e konsumuar. Në Kodin Zgjedhor në 2008 ka pasur një dispozitë që i jepte kryetarit të drejtën të kandidonte në 12 qarqe. Në mars 2009, OSBE dhe Komisioni i Venecias e cilësuan se binte ndesh. Në 2012, kjo dispozitë u hoq. Shkaqet nuk duhet të kërkohen në atë që është deklaruar. Pse nuk duhet të kërkojet mund të shpjegohet me atë që tha Rama: unë jam kryetar i partisë dhe do të jem në 12 njësitë zgjedhore të republikës. Ajo që unë pres të ndodhë nesër është të ripërsëritet vërejtja e këtij ndryshimi mospajtues me rekomandimin për ta hequr. Ndoshta i shërben një kompromisi të bërë për arsye politike”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy