
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, falënderoi dje presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq nga Kosova.
Gjatë një fjalimi para partisë së tij, Erdogan tha se operacioni kundër Lëvizjes Gyleniste në Kosovë nuk ka qenë as i pari dhe nuk do të jetë as i fundit, njofton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
"Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them 'turp'. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Ata bënë detyrën e tyre", ka thënë Erdogan.



