Beleri niset drejt Athinës: Nesër do jem në Strasburg

Beleri niset drejt Athinës: Nesër do jem në Strasburg

Pas lirimit nga burgu i Fierit mëngjesin e sotëm, Fredi Beleri ka mbërritur në aeroportin e Rinasit prej nga është nisur në Athinë.

Ai ka folur për mediat para nisjes drejt shtetit fqinj se duke thënë se ditën e nesërme do të jetë në Strasburg.

 

Drupal Ad

 

Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendim, ishte një vendim në zbatim të ligjeve.

Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit. Ndërsa për pafajësinë time do ndjek çdo hallkë të drejtësisë, deri në Strasburg.

Sa i takon refuzimit të së drejtës për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ai deklaroi se që në krye të herës se çështja e tij ka pasur dy standarde.

Ndërsa lidhur me votimet për kryebashkiakun e Himarës më 4 gusht, ai deklaroi se himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.

Belerit iu dha pesë ditë leje për t’iu mundësuar betimi si eurodeputet në Strasburg.

Fredi Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy