Izraeli nuk dëshiron një luftë kundër Hezbollahut në Liban, por gjithsesi mund të shkaktojë dëme të mëdha në atë vend.

Ky ishte paralajmërimi i ministrit të Mbrojtjes në Izrael, Yoav Gallant.
"Ne nuk duam luftë, por po përgatitemi për çdo skenar", u tha ai gazetarëve pas një vizite disa ditore në Uashington.
Hezbollahu e kupton shumë mirë se ne mund t'i shkaktojmë dëme të mëdha Libanit nëse do të shpërthente një luftë.



