Sulmi në Berlin, Trump vazhdon të jetë kundër myslimanëve: Është provuar se kam pasur të drejtë

Sulmi në Berlin, Trump vazhdon të jetë kundër myslimanëve: Është provuar se kam pasur të drejtë

Për sulmin e pak ditëve më pare në një treg Krishtlindjesh në Berlin ka reaguar edhe presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës me kamion në kryeqytetin gjerman, ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ju i dini planet e mia”, u tha Trump gazetarëve, shkruan “New York Times”.  “Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind të drejtë”, vazhdon më tej ai.

Trump ka qenë vazhdimisht i ashpër në deklaratat e tij ndaj myslimanëve dhe për këtë ai shpesh herë është kritikuar dhe kundërshuar si nga liderë të ndryshëm por edhe nga vetë partia e tij.

Porn ë deklaratën e fundit nuk është e qartë nëse Trump ka riafirmuar thirrjen e tij për ndalimin mbi emigracionin mysliman, ose sqarimin e tij të mëvonshëm se ai do të ndalë vetëm ata që hyjnë nga vendet me një histori të ekstremizmit islamik.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy