Inaugurohet muzeu i parë nënujor në Greqi

Inaugurohet muzeu i parë nënujor në Greqi

Greqia inauguroi muzeun e parë nënujor me mbetjet e një anijeje që transportonte mijëra amfora që u fundos në shekullin e V para Krishtit, një thesar i mbytur në Detin Egje që entuziastët e zhytjes tani do të lejohen ta eksplorojnë.

Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni mori pjesë në ceremoninë e cila u zhvillua në bordin e një anijeje dhe nën ujë me pjesëmarrjen e zhytësve.

Zona, që ndodhet pranë ishullit të Peristeras, në brigje e ishullit Alonissos, do të hapet për amatorët e zhytjes nga 3 gushti deri më 3 tetor, ndërkohë që turistët që nuk praktikojnë zhytjen do të kenë të drejtë për një vizitë virtuale në një qendër informacioni që ndodhet në Alonissos.

“Mbetjet e kësaj anijeje ndodhen në 21-28 metra thellësi afër bregdetit të ishullit të Peristeras dhe përmbajnë 3 000 deri në 4 000 amfora”, theksoi Maria Agalou, presidente e këshillit bashkiak të Alonissos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy