Zjarri te Ujësjellësi para kontrollit të KLSH, 'Xhadat' zbardh detajet

Zjarri te Ujësjellësi para kontrollit të KLSH, 'Xhadat' zbardh detajet

Emisioni investigativ Xhadat, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku zyrat e reja të Ujësjellë Kanalizime Tiranë, u përfshinë nga flakët.  Ngjarja që u mbajt e fshehur, ndodhi gjatë mbremjes së 25 maj-it, teksa në Tiranë zhvillohej finalja e UEFA Europa Conference League.

Sipas dokumentit zyrtar të publikuar nga Xhadat, dy javë më pas, më 8 qershor Kontrolli i Lartë i Shtetit, kishte planifikuar auditimin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, për periudhën nga data 01 janar 2018 deri më 31dhjetor 2021.  E pyetur në lidhje me ngjarjen, Drejtoria e Policisë Tiranë deklaron se  njoftimi për këtë rast është pasqyruar në web-in zyrtar të policisë, por kjo faqe aktualisht është jofunksionale, për shkak të sulmit nga hakerat. 

Por a e publikoi vërtetë këtë ngjarje policia e Tiranës?  

Prej disa kohësh, policia e shtetit, nuk publikon më deklaratë për shtyp në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është zëvendësuar me bilancin për një javë të policisë së shtetit. Nëse faqja e policisë së shtetit nuk funksionon, Xhadat kërkuan në faqen e Ministrisë së Brendshme, e cila është aktive.

Nga hulumtimi i “Xhadave” në faqen e Ministrisë së Brendshme, gjendet vetëm raporti 1 javor nga data 9 deri në 15 maj. Ndërsa në faqen e Policisë së Shtetit në youtube, gjendet vetëm policia në një javë deri më datën 22 maj. Por mediat online kanë botuar raportin e plotë, policia në një javë, 22-29 maj, ku zjarri në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, nuk përmendet, ndryshe nga çfarë deklaron policia e shtetit. 

Materialet procedurale për këtë rast, sipas policisë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Xhadat kërkoi informacion përmes një shkrese zyrtare edhe në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Ndonëse në shkelje të ligjit për të drejtën e informimit, U.K.T sh.a nuk u përgjigj. Por UKT nuk arriti ta fsheh dot ngjarjen deri në fund. 

Pas zjarrit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A, hapi dy tendera me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit te kontrates, me objekt : “Blerje pajisje kompjuterike për zëvendësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri” oferta fituese me vlerë  5,5 milione lekë dhe “Blerje Pajisje Zyrash (mobilje) për zëvendësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri” 4,5 milion lekë.

Pra dëmi nga zjarri i 25-majit, vetëm sa zbulohet në këto dy tendera kap shifrën 10 milionë lekë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy