Hoti: Problemi në PD ka zbritur në bazë, nuk është vetëm Basha. Duhet bashkim (VIDEO)

Hoti: Problemi në PD ka zbritur në bazë, nuk është vetëm Basha. Duhet bashkim (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Luan Hoti, thotë se zgjedhjet e 6 marsit përcaktuan se demokratët e përçarë do e kenë shumë të vështirë që të konkurrojnë me Partinë Socialiste.

Për MCN Live, Hoti tha se rezultatin e PD nuk e prisnin, pasi qytetarët prisnin ndryshim, por siç deklaroi ai, zgjedhjet e pjesshme çdo opozitë e ka të pamundur që ti fitojë.

Duke parë situatën që po përkeqësohej, sipas tij, u mendua se qytetarët do të reagojnë sidomos në Durrës, por se përçarja solli këtë rezultat.

Ajo që është e vërtetë, është e vërtetë, fushata në Durrës, mu la që ta drejtoja unë si kandidat. Basha sigurisht që na ka mbështetur, ashtu si dhe grupi parlamentar. Duket sikur kemi marrë një rezultat të dobët, por nuk është ashtu. Fushata u bë intensive, përçarja në PD, nuk është problem vetëm tek strukturat, por dhe në bazë. Mbase demokratët nuk e pëlqyen përçarjen, na refuzuan të dyja palëve. Nuk është problem Lulzim Basha, PD duhet të gjejë rrugën dhe zgjidhjen që të bashkohen të gjithë bashkë.

Lidhur me sulmet e Sali Berishës, ai shtoi se i pret, por nuk i merr si të vërteta deklaratat e tij, “Kur doktori përfshihet në fushatë, nuk lë gjë pa thënë”.

Hoti shtoi më tej se ka komunikuar me Lulzim Bashën, pasi ka qenë në mbledhjen e kryetarëve, duke thënë se kryetari Basha, është i gatshëm për zgjidhje.

Edhe në mbledhjen e kryetarëve të degëve, është kërkuar një hap pas dhe zoti Basha e ka pranuar që duhet një hap pas. Për mua duhet të qetësohemi të gjithë, të gjejmë rrugën si të bashkohet PD. Nuk mund të shprehem për liderin historik të PD, zotin Berisha. Por në këtë situatë sa herë që PD të shkojë në zgjedhje, do shkojë në vend të dytë dhe të tretë. Kam kërkuar që zoti Basha të tërhiqet, të bashkëpunohet me Shtëpinë e Lirisë, të komunikohet, pasi përçarja ka shkuar deri në bazë. Duhet të shkojmë të gjithë bashkë që të bashkohet PD dhe të jetë unike. Për sa kohë Basha thotë është i gatshëm të bëjë hap pas, pritet që grupi të komunikojë, të ngrihet një komision të gjendet kompromisi me palën tjetër. Problemi është të zgjidhet fati i demokratëve në të gjithë Shqipërinë, nuk është problem individësh.

Ai tha se është për element të ri për postin e kryetarit, por deklaroi se nuk mund të dalë me emër, nëse duhet të iki Lulzim Basha apo Sali Berisha, pasi u shpreh se ka bashkëpunuar me të dy.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy