Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Fier. Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi.
Ai tha se ata janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Punonjëset janë duke u dërguar në urgjencë me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.
Aktualisht në urgjencën e Fierit janë paraqitur 11 pacientë. Deri tani po merren analizat përkatëse, është dhënë ndihma e parë. Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur. Pacientë kanë paraqitur shenja të lehta të irritimit dhe jo problematike për jetën. Kanë ardhur direkt nga puna dhe po marrin trajtimin kryesor.



