Është gjetur i vdekur Alfred Vefa, ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës.
Sipas informacioneve paraprake 44-vjeçari vrau veten me një plumb në kokë.
Rreth orës 4 të mëngjesit, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur.
Policia ka ndërhyrë dhe ka konstatuar se ishte makina e Vefës.
Autoritetet organizuan dhe nisën një bastisje të shpejtë në zonat rurale përreth, dhe gjetën në agim të ditës së sotme, trupin e pajetë të 44-vjeçarit, i cili kishte vrarë veten me armë. Dyshohet se arma që ka përdorur 44-vjeçari është e njëjta që ka përdorur për të vrarë dhe Klodianën.
Klodiana dhe Alfred Vefa ishin në proces ndarjeje dhe prej disa kohësh jetonin të ndarë. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare.



