
Një vajzë e vogël, e cila u bë imazhi i ndarjes së familjeve të emigrantëve në kufirin amerikan nuk u largua nga nëna e saj, thotë babai i saj.
Vogëlushja hondurane që qante dhe veshur mbante një xhaketë të kuqe nuk qëndroi e ndarë nga nëna në një burg të kufirit.
Revista Time ka përdorur imazhin e saj për kopertinën e saj të fundit, duke treguar presidentin Donald Trump që po shikon vajzën. Fotoja mban titullin: "Welcome to America".

Por mijëra emigrantë të tjerë fëmijë janë marrë nga prindërit në SHBA.
Imazhi është marrë nga fotograf John Moore për agjencinë e lajmeve Getty Images më 12 qershor në McAllen të Teksasit.
Fituesi i çmimit Pulitzer i tha BBC-së se nëna kishte ushqyer me gji fëmijën e saj pas kalimit të Rio Grande në momentet e para se ata të ndaloheshin.
Moore tha se ata u morën së bashku nga patrullimi kufitar.
Fotoja nxiti zemërim për politikën e ndarjes së emigrantëve të administratës së Trump, të shtyrë në prill, për largimin e njerëzve të rinj të padokumentuar nga nënat dhe baballarët e tyre pasi janë ndaluar për kalimin e kufirit amerikano-meksikan.
"Vajza ime është bërë simbol i ndarjes së fëmijëve në kufirin amerikan," tha Denis Valera për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Ajo mund të ketë prekur edhe zemrën e Presidentit Trump", tha ai më tej.
Një djalë i vogël 7 vjeç dhe nëna e tij nga Guatemala janë takuar një muaj pasi u ndanë në kufi.
Beata Mariana de Jesus Mejia-Mejia dhe djali i saj Darwin u takuan në Aeroportin Ndërkombëtar në Washington pasi avokati fitoi të drejtën e lirimit të vogëlushit.
38-vjecarja bëri padinë në gjykatën federale se i kishin marrë djalin dhe Departamenti i Drejtësisë ra dakord ta lirojë pasi aplikoi për azil politik.

Të dy shpërthyen në lot kur u takuan në orën 2:30 të mëngjesit të së premtes. Ndërsa fliste për gazetarët, nëna tha se nuk do ndahej më kurrë nga i biri.



