4 mln viktima nga Covid-19, vendet e Amerikës Latine dhe India më të prekurat

4 mln viktima nga Covid-19, vendet e Amerikës Latine dhe India më të prekurat

Mbi 4 milionë humbje jete ka shkaktuar pandemia e koronavirusit në të gjithë botën, sipas një përllogaritje të bërë nga agjensia e lajmeve Reuters.

Teksa numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, varianti Delta po bëhet lloji dominues i virusit në të gjithë botën, duke krijuar shqetësimin për një tjetër valë të pakontrollueshme në shtator.

Sipas të dhënave nga Reuters, u desh mbi një vit që numri i të vdekurve nga COVID-19 të arrinte në 2 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë vdekjet pasuese u regjistruan në vetëm 166 ditë.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Meksika - kanë rreth 50% të të gjitha vdekjeve në botë, ndërsa Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari kanë nivelin më të lartë të vdekjeve krahasimisht me numrin e popullsisë.

Vendet e Amerikën Latine si Bolivia, Kili dhe Uruguai po përballen me shpërthimin më të keq të pandemisë që nga marsi,.

Javën e kaluar, shteti indian i Biharit rriti ndjeshëm numrin e vdekjeve të COVID-19 pas zbulimit të mijëra rasteve të pa raportuara, duke i dhënë zë shqetësimeve se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Indi është dukshëm më i lartë se shifrat zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy