
Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur, Polikron Çelo. Homazhet në nder të tij do të bëhen gjatë ditës së hënë nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Çelo ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek pediatër. Ai ka punuar si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe për shumë kohë ka qenë shef i Shërbimit të Nefrologjisë, ndërsa më pas ka drejtuar edhe Spitalin Pediatrik.
Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i pranishëm jo vetëm në media, por edhe me botime të shumta të pasuruara me të rejat e fundit të mjekësisë.



