Efektivët e policisë së Librazhdit kanë gjetur dhe kanë asgjësuar me anë të djegies rreth 2600 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët u gjetën në një zonë të thellë në Parkun Kombëtar "Shebenik Jabllanicë".
Ndërkohë u arrestua roja i mjedisit dhe kryetari i fshatit Qarrisht për mos kallëzim krimi.



