Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ambasadën amerikane në Liban, e vendosur në periferi të Bejrutit, të mërkurën në mbrëmje.
Fatmirësisht të shtënat nuk kanë shkaktuar asnjë viktimë.
“ Në orën 22:37, u raportuan të shtëna me armë pranë hyrjes së Ambasadës së SHBA-së. Nuk pati të lënduar ”, tha zëdhënësi i ambasadës Jake Nelson duke specifikuar se ambasada është në kontakt të ngushtë me forcat libaneze të sigurisë.



