Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli në edicionin e lajmeve në MCN TV edhe mbi zhvillimet Kosovë-Serbi, si dhe ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, si dhe raportet mes Shkupit dhe Sofjes.
Duke analizuar lëvizjet e fundit në raport me planin franko-gjerman, Milo tha se Vuçiç del më i fituar, sepse pengon njohjet e Kosovës, ndalon anëtarësimin e saj në OKB dhe ngrin procesin.
Ndërkohë që sipas Milos kryeministri Albin Kurti ndodhet aktualisht në cepin e ringut. Milo tha se që pas shpalljes së pavarësisë, ky është momenti më delikat për Kosovën, prandaj politikanët duhet të jenë të bashkuar, duke lënë mënjanë ambiciet personale për pushtet.
Duhet t’u njohim edhe kundërshtarëve politikë shqiptarë, qoftë edhe Vuçiçit, aftësinë për të luajtur në politikë dhe për të mbrojtur interesat e vendit të vet. Vuçiç ka bërë një lëvizje jo vetëm të kushtëzuar për shkak të rrezikut të vendosjes së sanksioneve, por një lëvizje për ta vënë në pozitë të vështirë Kosovën dhe Kurtin. Është një vendim akoma i pakonfirmuar. Mund të jete edhe një lëvizje taktike për të fituar kohë. Por fakti që ai dha mbështetje, ndërkohë që në mendimin që e kishte hedhur poshtë marrëveshjen, mendoj që ka dy arsye: E para se delegacioni amerikano-europian jo vetëm e ka kërcënuar me sanksione të forta, por nga ana tjetër është që ata mund t’i kenë premtuar diçka më shumë, dhe ajo akoma s’po duket. Kjo do të thotë që amerikanët dhe europianët, në fillim këmbëngulën që të kishte një njohje të ndërsjelltë të dy vendeve. Me këto bisedime dhe projektmarrëveshje Kosovës s’i garantohet as njohja e ndërsjelltë, as integrimi në OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Atëherë kush humbet këtu? Nga kjo pikëpamje, Vuçiç dhe Daçiç kanë fituar çështjen kryesore, që pengojnë njohjen e mëtejshme të Kosovës, ndalimin e saj në OKB. Ata dalin të fituar sepse ngrijnë procesin. Fiton kohë të gjatë. Tjetra është se në ring në pozitën e trenkëndëshit tashmë është vënë kryeministri Kurti.
Pasnesër do bëjnë një konsultim publik të tjerë të jetës politike dhe sociale të Kosovës, duke mënjanuar kryeministrin Kurti. Kryeministri Kurti ndodhet në pozitë të vështirë. Ai s’e bën për egoizëm personal. Marrëveshja për Asociacionin mbetet një thikë me dy presa. Nëse i vendosim në balancë, unë mendoj që Kosova humbet më shumë se sa fiton në kushtet aktuale. Përveçse nëse në marrëveshje futen elementë që mund të sjellin një balancë në përfaqësimin e interesave te dy vendeve. Nëse arrihet dakordësia për krijimin e Asociacionit, atëherë ka dy gjëra, e para që duhet të ndryshojë Kushtetuta e Kosovën që të përputhet me marrëveshjen. Ndërkohë që duhej bërë e kundërta, marrëveshja t’i përshtatej Kushtetutës. Por në vende të dobëta këto gjëra kanë ndodhur dhe ndodhin. Mund të ndodhë që në proces e sipër duhet të përcaktohen më mirë dhe më saktë klauzolat e propozimit franko-gjerman. Mund të ketë klauzola me dy kuptime, që mundet nesër Serbia, institucionet e Asociacionit mund t’i tejkalojnë kompetencat në letër.
Kush do t’i pengojë ata nesër që të shprehin të drejtën e vetëvendosjes, që të kërkojnë që Asociacioni i tyre të bashkohet me Serbinë. Maksimalisht do ta shfrytëzojnë serbët, që të krijojnë një shtet brenda shtetit. Ata do kenë një prezencë të madhe serbe në një mjedis kuazi serb. Do veprojnë edhe kundër Kosovës, kundër stabilitetit të saj. Kurti dhe politikan të tjerë në Kosovë kanë të drejtë të jenë të shqetësuar. Rrethi po mbyllet gjithnjë e më shumë. Problemi është tani si do sillet Kurti dhe si do veprohet. Për fat të keq klasa politike në Kosovë s’është unike. Opozita përpiqet të shfrytëzojë pozitën e dobësuar të Kurtit për të fituar kapital politik brenda vendit. Është momenti më delikat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky moment kërkon patjetër të gjithë bashkimin e faktorëve politikë të Kosovës. Është momenti që ose ruajnë Kosovën, ose humbasin edhe për veten e tyre, pushtete që pretendojnë nesër. Të ruajnë Kosovën, pa të ruajnë veten!”
Duke analizuar marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Milo tha:
Janë të njohura në diplomaci dhe marrëdhëniet ndër-ballkanike. Duke qenë se Bullgaria ka një letër në dorë, ku ka të drejtën e vetos për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, përpiqen ta shfrytëzojnë sa më tepër. Problemi është që të njihen si minoritet bullgar dhe të vendoset në Kushtetutë. Tani bullgarët arritën të fusin këmbët ligjërisht, sepse e kanë pranuar Maqedonia e Veriut se çështja do vendoset në Kushtetutë. Është thjesht një lojë për të marrë sa më shumë në një konjukturë të caktuar që atyre iu krijuar. Ndryshimet kushtetuese në një shtet që ka nevojë për kohezion, qëndrueshmëri, stabilitet, ku ka komunitete etnike të ndryshme, është pak e vështirë të gjesh balancën, ekuilibrin mes tyre. Aq më tepër se maqedonasit e veriut janë më shumë se të tjerët, më shumë se shqiptarët, një minoritet serb, apo bullgar. Në një shtet të tillë duhet pasur kujdes që jo vetëm të ruhen balancat etnike, por edhe të legjitimohen dhe të mos rrëshqitet në nacionalizëm, sepse Maqedonia e Veriut nuk e mban dot më një përplasje etnike të brendshme. Por bosht kryesor ka bashkëpunimin dhe bashkërendimin me shqiptarët. Ata kanë vite që bashkëqeverisin, kanë krijuar një besim të ndërsjelltë. Duhet patjetër që ai shtet të ketë dy këmbë të forta ku do mbështetet, maqedonasit dhe shqiptarët”.



