Të jetosh me dhimbje kronike/ Fizioterapisti Kapaj: Sa më shumë të lëvizim, aq më pak do të ‘vuajmë’

Të jetosh me dhimbje kronike/ Fizioterapisti Kapaj: Sa më shumë të lëvizim, aq më pak do të ‘vuajmë’

Dhimbja kronike përkufizohet si dhimbje në një ose më shumë rajone anatomike, që zgjat më shumë se tre muaj dhe shoqërohet me paaftësi funksionale, si edhe me vështirësi emocionale e njohëse.

Lidhur me këtë temë, fizioterapisti Ervin Kapaj, i ftuar në studion e “Zgjohu me MCN”, theksoi se çelësi kryesor për të luftuar dhimbjen kronike është lëvizja. 

Shumë persona e ndjejnë dhimbjen më tepër kur bie shi.
Trupi ynë e ndjen ndryshimin e elektricitetit dhe presionit në atmosferë. Zonat ku kemi dëmtime kronike janë më të ndjeshme, sepse aty qarkullon më pak gjak. Për këtë arsye, shpesh e parashikojmë motin 2-3 ditë përpara, sepse ndiejmë presion në ato zona. 

Ka pacientë që vuajnë nga dhimbjet kronike prej më shumë se 10 vitesh. 

Truri mësohet me idenë se në atë zonë ka dhimbje dhe e mban trupin gjithmonë në alert. 

Këto zona nuk i vëmë në lëvizje, muskujt dobësohen, gjaku qarkullon më pak dhe si pasojë dhimbja shtohet. Nëse e lë zonën pa lëvizur, ajo do të dobësohet edhe më shumë. 

Problemet më të shpeshta janë në qafë. Të gjithë do të kemi probleme me cervikalen dhe hernien diskale, sidomos me kalimin e viteve dhe me orët e gjata të punës. 

Nuk duhet të shqetësohemi nëse na diagnostikohet hernie, lëvizja është zgjidhja. 

Sipas fizioterapistit, lëvizja e shpeshtë është thelbësore. 

Dhimbjet kronike mund të kenë një komponent gjenetik, por ndikojnë edhe faktorë të tjerë. 

Ata që janë shumë të gjatë shpesh kanë dhimbje të zgjatura. Po ashtu, ata që punojnë ulur për 8 orë rresht patjetër do të kenë dhimbje.

Duhet të ngrihemi, të ecim, të shtrihemi, të bëjmë ushtrime. Sa më të fortë të jenë muskujt dhe ligamentet, aq më shumë do të kemi mundësi të funksionojmë pa dhimbje.

 Trupi i dërgon sinjale trurit, por ne duhet t’i tregojmë se jemi në gjendje të lëvizim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy